Rifunksionalizohen Këshillat e Njësive Akademike të Fakulteteve në Universitetin “Kadri Zeka”

28 Prill, 2016

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan  ka bërë  rifunksionalizimin e Këshillave të Njësive Akademike të Fakulteteve, ati të Juridikut, Ekonomikut, Edukimit dhe konstituimin e Këshillit të Njësisë Akademike të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Paraprakisht është bërë verifikimi i mandateve për anëtarët e këshillit dhe nënshkrimi i deklaratës etike, më pas është bërë zgjedhja e Kryesuesit të përkohshëm të Këshillave të Fakulteteve  të lartë përmendura për të vazhduar me propozimin për dekan të Fakulteteve për zgjedhje nga Senati.

Këshilli i Fakultetit të Edukimit për Dekan propozoi  Prof. Asoc. Dr. Jonuz Dërvodeli.

Këshilli i Fakultetit Juridik për Dekan propozoi Prof. Ass. Dr. Sadik Haxhiu.

Këshilli i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike për Dekan propozoi, Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi.

Ndërkohë në mbledhja e parë konstituive, respektivisht  rifunksionalizuese të Këshillit të Fakultetit Ekonomik, dekani i Fakultetit Ekonomik  Prof. Ass. Gëzim Tosuni  kërkoj angazhim nga të gjithë anëtarët e Këshillit duke premtuar se do të jetë një këshill funksional dhe se tani e tutje do të  kenë takime më të shpeshta.