Konstituohen Këshillet e Studentëve në Fakultetet e UKZ-së

18 Janar, 2022

Në mbledhjet e mbajtura me përfaqësuesit studentorë të organizatave studentore fituese të dala nga zgjedhjet studentore 2021, Komisioni Qendror Zgjedhor pas konstituimit të Parlamentin Studentor ku Sara Keçmezi u zgjodh kryetare, tani ka bërë edhe konstituimin e Këshilleve të  Studentëve në fakultetet e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Daut Mahmuti është zgjedhur kryetar i  Këshillit Studentor në Fakultetin e Edukimit, Nektar Hoda është zgjedhur kryetar i Këshillit Studentor në Fakultetin Juridik, Gentrit Shkodra është zgjedhur kryetar i Këshillit Studentor në Fakultetin Ekonomik, Dafina Keqmezi është zgjedhur kryetare e Këshillit Studentor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, si dhe Ermire Aliu është zgjedhur kryetare e Këshillit Studentor në Fakultetin e Shkencave Aplikative.

Me këtë rast Sekretari i përgjithshëm Vaxhid Sadriu, në cilësinë e kryetarit të komisionit zgjedhor i uroi të zgjedhurit në këto organe, duke kërkuar nga ta që të jenë aktiv dhe të vazhdohet bashkëpunimi mes përfaqësuesve studentorë dhe UKZ-së.