Konstituohet Këshilli i Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka”

23 Maj, 2019

Është mbajt mbledhja e parë konstituive e Këshillit të Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Paraprakisht është bërë verifikimi i mandateve për anëtarët e këshillit dhe është bërë nënshkrimi i deklaratës etike.

Më pas Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka është zgjedh Kryesues i përkohshëm i Këshillit  të Fakultetit Juridik, derisa është bërë edhe propozimi për dekan të Fakultetit për zgjedhje nga Senati.

Këshilli i Fakultetit Juridik për Dekan propozoi, Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu.