Konvikti dhe mensa në Gjilan do të shfrytëzohet edhe nga studentët e UKZ-së

14 Dhjetor, 2020

 Është nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi mes Rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Drejtorit të Drejtorisë Komunale për Arsimit në Gjilan z. Nazim Gagica.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim që  studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan të shfrytëzojnë konviktin e shkollave të mesme së bashku me mensën dhe sallën e edukatës fizike.

 Marrëveshja po ashtu përcakton kushtet e bashkëpunimit ndërmjet palëve për pranimin, akomodimin, banimin dhe ushqimin e studentëve të UKZ-së në Konviktin që graviton në Kampusin e Shkollave të Mesme të Larta në Gjilan.

Rektori Kosumi e ka vlerësuar mjaft të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshjes me DKA-në, e cila u jep mundësi studentëve të UKZ-së  që të banojnë dhe ushqehen në të njëjtën kohë.