Konvikti i Nxënësve dhe Studentëve në Gjilan ka hapur konkurs për vitin 2021/22

25 Gusht, 2021

Konvikti i Nxënësve dhe Studentëve në Gjilan, ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë për vitin shkollor 2021/22.

Për tu pranuar në konvikt  studenti, duhet ti plotësoi këto dokumente:

– Kërkesën (fletë obligimin), merret në administratën e konviktit.

– Vërtetimin që është  student i rregullt në fakultetin përkatës.

– Ekstrakti i lindjes.

– Dëftesën-certifikatën nga viti paraprak shkollor.

– Dy fotografi (4×3)

– Certifikata e vaksinimit, e plotë ose marrjen e njërës dozë kundër Covid-19, ose të ketë dëshmi se personi ka kaluar Covid-19, i lëshuar jo më pak 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë.

Pranimi I dokumenteve fillon nga data 23.08.2021.

Vërejtje: Konkursi për studentë do të jetë i hapur deri më 29 Shtator 2021.

Dokumentet e pa kompletuara si dhe ato që arrijnë me vonesë nuk do të shqyrtohen.