Kori i UKZ-së ka hapur manifestimin e sivjemë Flaka e Janarit

Janar 12, 2023

Kori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Drita Kryeziu   kanë përformuar muzikë kamertale në skenën e Galerisë së Teatrit të qytetit.

Kori i UKZ-së përmes pikave të ndryshme  muzikore sollën një rrugëtim të plotë në interpretimin e veprave kolosale.

Përmes interpretimit të Himnit Kombëtar, Himnit të Kosovës si dhe këngës “Për mëmëdhënë” me qëndrimin e tyre në skenë, Kori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” hapën manifestimin e sivjemë Flaka e Janarit 2023.

“Qëllimi ynë nuk është vetëm të qëndrojmë në skenë, por të ngjallim emocion dhe të japim një imazh të bukur”, ka thënë Profesoresha e Universitetit Publik “Kadri Zeka” Drita Kryeziu, e cila ka përgatitur studentët që të jenë pjesë e Korit të UKZ-së.

Të gjithë anëtarët e Korit brenda skenës vepronin me një instinkt të rrallë artistik, derisa kishin gjetur një pikë vështrim ku shikimet e tyre ndesheshin, ata takoheshin mes tingujsh, e lëvizjet e tyre të kokës lëviznin me shpejtësinë e njëjtë të melodisë.

Studentët pjesëmarrës në Korin e UKZ-së thanë se gjatë interpretimit kanë ndje ngrohtësinë dhe komunikimin me të pranishmit, veçmas kur koncentrimi i publikut ishte i madh gjatë performancës së tyre.

Kori i UKZ-së në udhëheqjen  profesionale të Prof. Ass. Dr. Drita Kryeziu, do të paraqiten edhe në Akademinë e Flakës e cila do të mbahet më 17.1.2023, në sallën e tetarit të qytetit.