Kryetari Lutfi Haziri e uron Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumin për zgjedhjen Rektor i UKZ-së

29 Qershor, 2019

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram urimi Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumit, për zgjedhjen në pozitën e rektorit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.

Në mesazh, kryetari Haziri i ka uruar suksese Kosumit në pozitën e rektorit, përderisa ka thënë se shpreson që të bëhet realitet Kampusi i këtij Universiteti.

“I uroj suksese në pozitën e rektorit ish – Kryeministrit të Kosovës dhe mikut tim, Bajram Kosumi. Besoj dhe shpresoj shumë që Kampusin Universitar me stadardet më të larta ta bëjmë realitet, i cili do të shërbej, jo vetëm për qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës, por edhe për ata të Kosovës Lindore”, ka thënë Haziri në telegram.