KS i FE në UKZ kanë shënuar 7 Marsin-Ditën e Mësuesit

7 Mars, 2019

Këshilli Studentor i Fakultetit të Edukimit në Universitetin  “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë realizuar aktivitetin për nder të 7 Marsit, Ditës së mësuesit.

Përmes aktivitete të ndryshme studentët shënuan 7 Marsin Ditën e Mësuesit, kështu duke kujtuar dhe nderuar punën dhe kontributin arsimtarëve, profesorëve të cilët punuan për arsimimin dhe edukimin e brezit të ri.

Shumë studentë dukë dërguar thëniet e tyre personale apo të zgjedhura nga autorët e ndryshëm u bënë pjesë e këtij aktiviteti,   më pas thëniet e punuara me kornizë, janë vendosur në muret e hollit të Universitetit.

Këshilli Studentor i Fakultetit të Edukimit falënderon studenten Elita Bardhi, Alisa Bekteshi, Gresa Latifi dhe gjithë studentet tjerë që dhanë kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti.

Duke qenë mirënjohës ndaj mbështetjes së Universitetit, studentët zotohen se do të vazhdojnë përkushtimin e tyre në aktivitete tjera për të mirën e përgjithshme të UKZ-së.