Laboratorët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike pasurohen me pajisje të TI

26 Korrik, 2019

Në vazhdimësi të bashkëpunimit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike me institucione, ndërmarrje dhe komunitete, laboratorët e FSHK-ës  janë furnizuar me pajisje të TI, të rëndësishme për zhvillimin e procesit mësimor në shkenca kompjuterike.

Kështu Banka “ProCredit Bank Kosova” ka dhuruar pajisje për laboratorët e FSHK-së , me të cilat ndihmohet realizimi praktik dhe cilësor i ligjëratave dhe ushtrimeve te lëndëve nga rrjetat kompjuterike.

Pajisjet që ProCredit Bank i ka dhuruar për FSHK-në e UKZ-së janë, Firewall, Disa lloje te swich-ave, Disa lloje te Routerave, Smart UPS, etj.

Përgjegjësit e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në këtë rast falenderon Banken ‘ProCredit Bank Kosova’ me shpresë dhe premtimin që bashkëpunimi do të vazhdojë në forma tjera ndërmjet këtyre institucioneve.