Lajmërim për Aplikim në Raundin e 12-të, të Skemës Young Cell, Programi i BE-së për bursa post-diplomike 2018-2019

9 Nëntor, 2018

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian, lajmërojnë hapjen e konkursit përRaundin e 12-të të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur ngaditae hënë, 12 nëntor 2018deri tëhënën,03 dhjetor 2018.  Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë për Programe Master një vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze, do të ofroj deri në 40 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme dhe shërbyesit civil (deri në 10% të numrit të përgjithshëm të bursave të ofruara) dhe për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, ekonomik, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologjidhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të disponueshme në web faqen zyrtare të programit në http://ycskosovo.eu)

Për më shumë shikoni dukomentin e bashkangjitur.

YCS_XII_Final_Advertisement_ALB_1page for newspapers (2)