Letër falënderuese nga Prof. Asoc. Dr. Fejzulla Berisha drejtuar rektorit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi

Shtator 22, 2020

I nderuari rektor Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi,

Ju shpreh konsideratën time dhe respektin e veçantë për punën dhe kontributin tuaj në universitetin “Kadri Zeka”.

Dëshiroj të shpreh mirënjohje të thellë për organizimin dhe solemnitetin që u mbajt me datë, 14 Shtator 2020, ku më laureuat me Mirënjohje me rastin e pensionimit, për kontribut akademik, shkencor dhe edukativ në Fakultetin Juridik të Universitetit “Kadri Zeka”.

Emocionuese ishte edhe letra për biografin dhe aktivitetin tim profesional-shkencor,  e lexuar nga dekani, Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu.

Falënderim i veçantë edhe për profesor Ahmet Ibrahimi, për punimin e  veprës artistike, portretit tim.

Falënderoj studentët, stafin akademik dhe administrativ, të cilën e madhështuan organizimin, e që për mua do të mbeten përjetësisht  në mendjen dhe shpirtin tim.

Andaj, nuk më mban të mërzitur sot vetëm malli për të ndjerën, bashkëshorten time tash e dymbëdhjetë vite pa të, por edhe momenti i ndarjes nga një mjedis në të cilin kam kaluar gati dyzetë vite  të jetës sime. Për këtë, nuk mund të ndahem prej jush, pa ju lënë një falënderim  të kohës.

 

Me respekt të veçantë,

Prof. Asoc. Dr. Fejzulla Berisha