Letër ngushëllimi për familjen e studentes Arta Hoxha

18 Mars, 2022

E nderuara Familje Hoxha,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës suaj, studentes sonë,  Arta Hoxha.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ndanë dhimbjen me familjen dhe kolegët, për humbjen e parakohshme të studentes së Fakultetit Juridk Arta Hoxha.

Kjo humbje e madhe, la në gjysmë ëndrrën e saj për rrugëtimin që kishte nisur Arta në fushën e drejtësisë.

Arta do të mbetet në mendjen dhe kujtesën tonë, si vajzë e zgjuar dhe studente e dalluar, me të gjitha tiparet që duhet të ndjekin kolegët e saj.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në këto momente të vështira për Familjen Hoxha, për të afërmit dhe kolegët e Artës, u qëndronë pranë duke ndarë dhimbjen me Ju.

Ju lutem që emër të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

 

                          Me respekt

              Prof. Dr. Bajram Kosumi

 Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan                                                                Gjilan, më 18 mars 2022

Leter ngushellimi per studenten Arta Hoxha