Rektori Kosumi ngushëllon familjen Shaqiri

Mars 5, 2020

E nderuara familje Shaqiri,

me pikëllim të thellë morëm lajmin për largimin nga jeta të profesorit të nderuar dhe veprimtarit
të shquar, Naim Shaqiri.

Në këto momente të vështira për Familjen, të afërmit dhe për miqtë e Naimit, u qëndrojmë pranë
duke ndarë dhembjen së bashku me Ju.

Naimin e kujtoj për veprimtarinë patriotike që e kemi bërë së bashku në dekadën e fundit të
shekullit XX për lirinë e vendit tonë, Kosovës.

Ai ka paraqitur shembullin më të mirë e më të kompletuar në shoqëri, të një intelektuali dhe të një
punëtori të palodhur, i tillë do përkujtohet nga të gjitha ata me të cilët bashkëpunoj.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet e përzemërta për amshimin e tij!

 

Gjilan, 05.03.2020                                                                                                                         Me respekt,
Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi
Rektori i UKZ-së

Leter-ngushellimi-Naim-Shaqiri