Letër ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Akademik Idriz Ajeti

13 Shkurt, 2019

UNIVERSITETI I PUBLIK “KADRI ZEKA”

Zija Shemsiu, 60000, Gjilan, Kosovë

uni-gjilan.net    tel: 0280390112

 

Për: Familjen Ajeti dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Lënda: Letër ngushëllimi

 

Të nderuar,

me pikëllim të thellë morëm lajmin për largimin nga  jeta të intelektualit, akademikut dhe veprimtarit të shquar Idriz Ajeti

Ndarja nga jeta e akademik Idriz Ajetit është një humbje e madhe për familjen, për shkencën, arsimin, kulturën,  Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar.

Akademik Ajeti, me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, ka dhënë kontribut shumëdimensional për Kosovën.

Me jetën dhe veprën e tij, akademik Idriz Ajeti, do të mbetet përherë në memorien e popullit të Kosovës si një nga personalitetet më të shquara të kohës sonë.

 

Ju lutem, pranoni ngushëllimet tona të përzemërta.

Leter ngushellimi per akademik Idriz Ajetin