Letër ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Prof. Ass. Dr. Feti Limani

1 Mars, 2020

Për: Familjen Limani

Lënda: Letër ngushëllimi

Të nderuar,

me pikëllim të thellë morëm lajmin për largimin nga jeta të profesorit dhe veprimtarit të shquar Feti Limani.
Në këto momente të vështira për Familjen dhe për të afërmit tjerë, u qëndrojmë pranë duke ndarë dhembjen së bashku me Ju.

Prof. Ass. Dr. Feti Limani, ka paraqitur shembullin më të mirë e më të kompletuar të një intelektuali brilant, të një pedagogu të vërtetë dhe të një punëtori të palodhur. Ai i tillë do përkujtohet nga të gjitha ata me të cilët bashkëpunoj.

Ndarja nga jeta e profesorit Limani, është një humbje e madhe për familjen, studentët dhe për gjithë stafin e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet tona të përzemërta!

Me respekt,
Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi

Rektori i UKZ-së

Leter ngushellimi