Letër ngushëllimi për veprimtarin e çështjes kombëtare Shaip Zeka

24 Mars, 2022

Lënda: Telegram ngushëllimi

Për: Familjen Zeka

 

E nderuara familje Zeka,

 

Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të veprimtarit të  çështjes kombëtare, Shaip Zeka, vëllai i heroit të kombit, Kadri Zeka dhe i veprimtarit të çështjes kombëtare, Taip Zeka.

Shaip Zekën do ta kujtoj gjithmonë si njeri të dashur, patriot, sypatrembur në një kohë të pakohë.

Ai na frymëzoi dhe na përkrahu në rrugën e lirisë.

Shtëpia e tij ishte streha e ilegales dhe baza e luftës për liri për të realizuar misionin e vëllait, Heroit të Kombit, Kadri Zeka.

Prandaj, personaliteti i tij do të jetojë në mendjet e secilit që pati fatin e mirë ta njohë.

Ju lutem që emër të Universitetit publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

 

Me respekt,

Prof. Dr. Bajram Kosumi

Rektori i UKZ-së

Telegram ngushëllimi për veprimtarin e çështjes kombëtare Shaip Zeka