Ligjërata informuese Green-Tech

4 Mars, 2016

Të nderuar studentë, staf  akademik dhe administrativ të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ju njoftojmë se të  hënën më datë 07.03.2016, në ora 11:00 në sallën A34  mbahet ligjërata informuese rreth thirrjes së dytë  për aplikime për mobilitet drejt universiteteve evropiane mbështetur në projektin Erasmus Mundus “ Green and Smart Tech for Innovative and ssutainable societies WB”. Universiteti “Kadri Zeka” është fullpartner në këtë projekt e  që për të gjithë të interesuarit është mundësi e mirë për të studiuar në nivelin Bachelor, Master dhe Doktoratë  në njërin nga vendet partnere evropiane si Spanjë, Portugali, Kroaci, Sloveni, Poloni, Gjermani dhe Bullgari, andaj ftohen të gjithë studentët, stafi akademik dhe administrativ në të gjitha fakultetet e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan të marrin pjesë në këtë thirrje duke u bërë pjesë e rrjetit të projektit: Erasmus Mundus “ Green and Smart Tech for Innovative and ssutainable societies WB”.

 Ligjëratën do ta mbajnë Ana Fernandez Vila, koordinatorja kryesore e projektit dhe Rebeca Diaz Redondo.

 

 

Ju mirëpresim!