Njoftim/Lista me emrat e kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, për vitin akademik 2021/2022

30 Gusht, 2021

Njoftohen  aplikantët për pranimin si student të rinj në Universitetin Publik  “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2021/2022 se provimi pranues për shkak të pandemisë COVID-19 do të mbahet në një periudhë më të gjatë, respektivisht më datë 31.08.2021 dhe 01.09.2021, sipas orarit si në vijim:

Me poshtë gjeni listat e kandidatëve për secilin program të studimeve në Fakultetin përkatës në Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan.

Provimi pranues do të mbahet:

Grupi I: Fakulteti i Edukimit – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 9:00

Grupi II: Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 12:00

Grupi III: Fakulteti i Shkencave Aplikative – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 13.00

Grupi IV: Fakulteti Ekonomik – baçelor më datë 01.09.2021 fillon në ora 9:00

Grupi V: Fakulteti Juridik – baçelor më datë 01.09.2021 fillon në ora 12.00

Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse (Vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës) dhe me vete të posedojnë konfirmimin e aplikimit dhe letërnjoftimin, pa të cilat nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.

Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!

Më së voni deri më datë 02.09.2021, në ora 16:00 do të bëhet shpallja e rezultateve preliminare, në ndërkohë është paraparë edhe periudha e ankimit. Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare (llogaritet edhe dita e shtunë). Ankesat bëhen më së voni deri më datë 04.09.2021, në ora 16:00.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e universitetit, pas shqyrtimit të ankesave sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë: më së voni deri më datë 06.09.2021.

Ju dëshirojmë suksese në provim pranues!

Fakulteti i Edukimit - Arsimi Fillor

Shkarko

Fakulteti i Edukimit - Arsimi Parashkollor

Shkarko

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

Shkarko

Fakulteti i Shkencave Aplikative

Shkarko

Fakulteti Ekonomik - Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar

Shkarko

Fakulteti Ekonomik - Menaxhment dhe Ndermarresi

Shkarko

Fakulteti Juridik

Shkarko