Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Janar 12, 2018

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, bashkë me prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar, kanë qëndruar në një takim pune në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Qëllimi i këtij takimi ishte marrëveshja midis dy Universiteteve dhe nënshkrimi i saj.

Kështu,Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, i përfaqësuar nga Rektori Bajram Kosumi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e  Mjekësisë, Tiranë, i përfaqësuar nga Rektori Arben Gjata.

Të dyja palët  pajtohen të bashkëpunojnë për nxitjen e shkëmbimit të shumanshëm në funksion të zhvillimit institucional.

Përfaqësuesit e Universiteteve përkatës, gjithashtu gjatë takimit kanë diskutuar mbi shkëmbimin e përvojave në programe të ndryshme studimore si edhe në projekte të ndryshme të kërkimit shkencor. Shkëmbimi i stafit akademik dhe i studentëve u nënvizua si faktor tejet i rëndësishëm.