MAShTI emëron anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UKZ-së

9 Korrik, 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberie Nagavci, ka emëruar anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Anëtarët  e rinj janë: Florian Qehaja, Agron Hajdari dhe Jeta Pajaziti-Doli.

Sipas Statutit të ri të UKZ-së, Këshilli Drejtues përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhën nga Senati dhe 3 të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).