Maturantët nga Kamenica vizitojnë UKZ-në

17 Maj, 2022

Disa maturantë të Gjimnazit “Ismail Qemali” nga Kamenica të udhëhequr nga drejtori i Drejtoratit për Arsim në këtë komunë z. Afrim Dervishi dhe drejtori i shkollës z. Selami Klaiqi, kanë vizituar Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Ata fillimisht janë pritur në një takim nga Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi, i cili falënderoi maturantët për vizitën dhe njëkohësisht i ka informuar ata në mënyrë të përgjithshme për zhvillimin dhe aktivitetet e UKZ-së.

Ndërkohë maturantët kanë mbajtur nëj takim edhe me dekanët e njësive akademik në UKZ, Prof.Asoc.Dr. Merxhan Avdyli, Dekan i Fakultetit të Edukimit, Prof.Asoc.Dr. Sadik Haxhiu, Dekan i Fakultetit Juridik, Prof.Asoc.Dr. Xhevat Sopi, Dekani Fakultetit Ekonomik, Prof.Asoc.Dr. Artan Dërmaku,  Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Prof.Asoc.Dr. Ekrem Halimi u.d. prodekan i Fakultetit të Shkencave Aplikative, ku janë njoftuar në përgjithësi për programet studimore që ofron secila prej njësive akademike, ata po ashtu kanë dhënë informacione rreth organizimit të studimeve, kushtet dhe mundësitë që ofrohen për studentët, mënyrën e studimeve si dhe po ashtu rëndësi e veçantë u është kushtuar edhe kritereve që maturantët duhet t’i plotësojnë për t’u regjistruar si studentë në UKZ . Dekanët kanë siguruar maturantët se nëse vendosin të studiojnë njërin nga programet e UKZ-së, i gjithë personeli akademik dhe ai administrativ do të jenë në shërbim të perspektivës së studentëve.

Maturantët më pas kanë vizituar objektin e Universitetit, sallat, kabinetet, për të parë nga afër kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor.

Për të gjithë maturantët u ndanë materiale me informacione të detajuar për çdo njësi akademike për programet studimore që ofrohen për studentët e rinj.

Këtë vit akademik Universiteti ynë ofron këto programe të studimore në njësi akademike:

Fakulteti i Edukimit në nivelin BA ofron programet:

  • Fillor,
  • Parashkollor.

Në nivelin MA ofron programet aktuale të studimit :

  • Mësimdhënie e gjuhës dhe letërsisë shqipe
  • Mësimdhënie dhe kurrikula.

Fakulteti Juridik në studimet BA ofron programin:

  • Programi Juridik i Përgjithshëm

Në studimet MA ofron këto programe:

  • Programi master E- qeverisja, programi i përbashkët mes tri fakulteteve të UKZ-së, Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike,
  • Programi master Juridiko-Penal.

Fakultetit Ekonomik ofron programet e studimit BA:

  • Menaxhim dhe Ndërmarrësi (BSc) me dy profile:

         Menaxhim dhe Ndërmarrësi

         Menaxhim i Marketingut dhe Shitjes.

  • Financë dhe Kontabilitete i Aplikuar me dy

module:

         Financë

         Kontabilitet i aplikuar

  • Programi master E- qeverisja, programi i përbashkët mes tri fakulteteve të UKZ-së, Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, për nivelin BA, ofron një bazë ndërdisiplinore, me studime të orientuara në dy fusha kryesore:

  • Programim, Inxhinieri Softuerike dhe Web Aplikacione ,
  • Kontrollet e Sistemeve

Për nivelin MA, ofron programin:

  • Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale

Fakulteti i Shkencave Aplikative me programin  bachelor i studimit:

  • Matematikë Arsimore