Mbahen provimet pranues për studimet master

8 Tetor, 2021

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbajtur sot provimet pranuese për studimet pasdiplomike – master, për vitin akademik 2021/2022.

Këtë vit për herë të parë UKZ ka organizuar provimet pranuese  për 4 programe të reja të nivelit master, të akredituara për periudhën 3 vjeçare, (1 tetor 2021 -30 shtator 2024).  Programi Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe  dhe programi Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor, programi Juridik Penal dhe programi Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale.

Po ashtu provimi pranues për master është mbajtur edhe për programin E-Qeverisja, që është i përbashkët me Fakultetin Juridik, Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më të martën më 11.10.2021 në ueb-faqen e universitetit.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë shërbimit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 13.10.2021 duke filluar nga ora 10.00 dhe secili parashtues duhet të  jetë  i pranishëm në  kohën e shqyrtimit të  ankesës.

Rezultatet përfundimtare pas ankesave do të publikohen më 14.10.2021.

Regjistrimi i studentëve të pranuar do të publikuhet ne veb faqen zyrtare  nga zyra e TI-së.

Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.