Mbahet mbledhja e parë e Senatit të UKZ-së me përbërje të re

14 Tetor, 2019

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur mbledhja e parë e Senatit me përbërjen e re.

Në këtë mbledhje është bërë verifikimi i mandatit të menaxhmentit të Universitetit (Rektorit, Dekanëve), si dhe senatorëve të tjerë dhe njëherësh anëtarët e rinj të senatit kanë nënshkruar edhe deklaratën etike.

Me këtë rast, Rektori Bajram Kosumi, pasi uroi të gjithë senatorët,  tha se të gjithë së bashku duhet të angazhohemi që  të fuqizojmë rolin e Senatit në Universitet, sidomos rreth zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë

Rektori Kosumi tha se mirëpret iniciativat nga anëtarët e Senatit dhe nga njësitë akademike të universitetit për çdo çështje që është në interes të universitetit.

Ndërkaq, anëtarët e Senatit e uruan rektorin Bajram Kosumi për marrjen edhe të një  madati në drejtim të Universitetit dhe e siguruan se do të ketë mbështetjen e tyre të pa rezervë me qëllim që universiteti të qohet përpara dhe të zhvillohet në çdo aspekt.