Mbahet punëtoria për hartimin e strategjisë së zhvillimit të Universitetit

27 Shkurt, 2017

Menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka zhvilluar punëtorinë dy ditore në Pogradec rreth hartimit të strategjisë zhvillimore dhe planit të  veprimit të  UKZ-së.

Anëtarët e Këshillit Drejtues, Rektori, Prorektorët, Dekanët,Sekretari i Përgjithshëm dhe stafi tjetër ndihmës, kanë diskutuar gjërësisht rreth hartimit të  strategjisë së zhvillimit të Universitetit  pas propozimeve në nivel fakulteti. Strategjia përcakton objektivat e përshtatshme dhe rezultatet e pritshme në shërbim të misionit të Universitetit gjatë periudhes 2017-2022.