Mbahet sesion informues për bursa në Ohio Northern University SHBA

Mars 7, 2019

Përfaqësuesve nga Ohio Northern University nga SHBA, kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku janë pritur nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka. Përfaqësuesve nga Ohio Northern University, kanë takuar stafin akademik dhe studentët e Fakultetit Juridik të  Universitetit tonë.

Qëllimi i takimit ka qenë që studentët e UKZ-së si dhe stafi Akademik, të  njoftohen  lidhur me mundësitë për bursa për  nivelin e studimeve Master, që ofron Ohio Northern University nga SHBA.

Universiteti verior i Ohios me përkatësisht Fakulteti Juridik, ka krijuar një mundësi mësimi për profesorët e huaj te juridikut, të cilët dëshirojnë të zgjerojnë aftësitë e tyre dhe të reformojnë mënyrën e mësimit ligjor në universitetet e tyre.

Edukimi në Fakultetet e Juridikut në SHBA, ka një reputacion që zhvillon mendimin kritik të studentëve, duke i përgatitur në mënyrën më të mirë për karrierat e tyre si avokat.

Përfaqësues nga Ohio Northern University nga SHBA, kanë thënë se të gjitha ata të cilët do të regjistrohen dhe përfitojnë bursa, për më shumë informata mund të marrin në adresat e poshtëshënuara.

Email: llm@onu.edu

Application Website: llm.onu.edu

Website: https://www.onu.edu/ruleoflaw/kosovo_llm_program

Facebook:  Ohio Northern University LLM – Rule of Law