Mbahet takim virtual rreth projektit QUADIC

16 Maj, 2020

Edhe gjatë këtyre ditëve, kanë vazhduar takimet virtuale, organizuar nga Prorektori për bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, rreth projektit QUADIC (Quality Development of International Cooperation and Project Management).

Ky takimi që u mbajt në mënyrë virtuale për shkak të kufizimeve të lëvizjes, si pasojë e COVID-19,  ishte edhe njëra ndër diskutimet e ecurisë së projektit.

UKZ si koordinator i projektit së bashku me partnerët e saj nga Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera pjesëmarrëse ne projektin QUADIC nga BE, kanë vlerësuar progresin e  deritanishëm të projektit, po ashtu është diskutuar edhe për aktivitetet e projektit për vitin 2020 derisa janë shqyrtuar mundësitë e realizimit të tyre në rrethanat aktuale.

Anëtarët e projektit u dakorduan që përkundër kufizimeve në lëvizje, një pjesë të aktiviteteve të planifikuara për vitin 2020 t’i realizojnë virtualisht, me shpresën që situata të kthehet në normalitet dhe projekti të mund të vazhdojë rrjedhën e tij të planifikuar.