Menagjmenti i Universitetit “Kadri Zeka” ka biseduar rreth shqyrtimit të raportit të vetëvlerësimit të procesit të akreditimit

21 Shkurt, 2019

Menagjmenti i  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, është takuar për të biseduar rreth shqyrtimit  të raportit të vetëvlerësimit të procesit të akreditimit,  për Fakultetin e Shkencave Aplikative,  programi Matematikë Arsimore.

Ata kanë paraqitur punën e tyre duke thënë se janë të gatshëm të prezantojnë raportin Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Ndryshe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në janar të këtij viti,  i ka dhënë dritën e gjelbërt Fakultetit të Shkencave Aplikative,  programi Matematikë Arsimore .

Universitetit “Kadri ZekA” ofrohen  edhe programe tjera të studimit. Në kuadër të Fakultetit të Edukimit janë Programi: parashkollor (Bsc) , Programi: Fillor(Bsc), në kuadër të Fakultetit Ekonomik janë Programi: Banka financa dhe kontabilitet(Bsc), Programi: Menaxhment (Bsc), Programi: Marketing¨(Bsc),  Fakulteti Juridik është i Përgjithshëm (Bsc) dhe po ashtu  Fakulteti  i Shkencave Kompjuterike(Bsc).

Universiteti ka edhe studimet  master, Programi: E-Qeverisja (Msc), që është program i përbashkët it re fakluteteve të Universitetit,  Fakultetet Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike dhe Programi   Qeverisja lokale dhe shoqëria demokratike (Msc), program ky i përbashkët i Fakulteteve Juridike të  Universitetit” Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetit “Haxhi Zeka ” në Pejë dhe Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.