Menaxhmenti i UKZ-së diskutoi rreth procesit mësimor online dhe procesit të akreditimit

5 Maj, 2020

Pas situatës së krijuar si pasojë e Pandemisë Covid-19, Universiteti “Kadri Zeka” që nga data 23.03.2020 është duke zhvilluar mësimin online përmes platformave të ndryshme, por nga data 27.04.2020 për mësim online është duke u praktikuar qasja e ndërlidhur nëpërmjet Sistemit të Menaxhimit të Studentëve (SMU) përmes google meet.

Për këtë menaxhmenti i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’, Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektori për Mësim , Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Xhevdet Thaqi, Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, Prorektori për Buxhet dhe Financa, Prof. Ass. Dr. Bajram Fejzullahu, Sekretari i përgjithshëm Phd. cand. Vaxhid Sadriu, Dekanët e Fakulteteve të Universitetit, Prof.Ass.Dr. Merxhan Avdyli Fakulteti i Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu Fakulteti Juridik, Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi Fakulteti Ekonomik, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Prof. Ass. Dr. Shpresa Qamili Fakulteti i Shkencave Aplikative, Phd. cand Fitore Malaj, drejtoreshë e Zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi  dhe dy zyrtarët e IT, Valon Syla dhe Burim Ademi, kanë mbajtur mbledhjen e  të VIII-të përmes platformës virtuale.

Rektori Bajram Kosumi ka thënë se, përderisa ende nuk dihet kur do të normalizohet situata dhe të hiqen kufizimet e vendosura nga institucionet qendrore, universiteti duhet të shikoj mundësitë për të përfunduar me sukses procesin mësimorë dhe provimet në vitin akademik 2019/2020, në këto rrethana të gjendjes emergjente për shëndetin publik.

Në ndërkohë pjesëmarrësit në mbledhje kanë  thënë se  zhvillimi i mësimit online duke u praktikuar qasja e ndërlidhur nëpërmjet Sistemit të Menaxhimit të Studentëve (SMU) përmes google meet, është duke zhvilluar normalisht, por herë pas herë në disa raste janë paraqitur disa probleme teknike të cilat në ndërkohë janë tejkaluar.

Gjithashtu në këtë mbledhje është biseduar edhe rreth përgatitjeve për procesin e Akreditimit të Universitetit “Kadri Zeka”, ku është kërkuar një mobilizim i  të gjithëve  në mënyrë që procesi të jetë i suksesshëm.