Menaxhmenti i UKZ-së në ditën e Çlirimit të Gjilanit ka bërë nderime në varrezat e dëshmorëve

Qershor 15, 2020

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, së bashku me Prorektorët dhe Sekretarin e Përgjithshëm, në shënim të 15 qershorit, Ditës së Çlirimit të Gjilanit, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve për të nderuar heronjtë, martirët dhe të gjithë të rënët në luftën për liri.

Rektorit Bajram Kosumi me këtë rast ka thënë se të gjithë përulemi me nderimin më të madh para atyre që me sakrificën sublime bënë të mundur që ne sot t’i nderojnë ata në liri. Heronjtë  e Kombit bënë të mundur që Kosova sot të jetë një vend që ecën e sigurt në rrugën e integrimit evropian. Nderim përjetë atyre, familjeve të tyre që sot nuk kanë më të dashurit, por kanë emrin e mirë që ata lanë për veprën e pavdekshme që realizuan, ka thënë mes tjerash Rektori Kosumi.