Menaxhmenti i UKZ vizitë zyrtare në Vjenë

Nëntor 15, 2018

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, bashkë me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka, janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Vjenë të Austrisë. Rektori Kosumi dhe Prorektori Leka, po marrin pjesë në konferencën për shkëmbimin e përvojave të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e lidhjeve më të forta mes UKZ-së dhe universiteteve më të njohura në Evropë, e që janë pjesë e kësaj konference, si Universiteti i Vjenës, Zurichut, Rigas, Portsmouthit, Lodzit, etj.
UKZ është duke punuar për projekte të reja, sidomos në programin Erasmus+, gjithnjë në rritjen e shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve si dhe stafit administrativ.