Menaxhmenti i Universitet “Kadri Zeka” në Gjilan ka pritur në një takim drejtuesit e Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejë

14 Shtator, 2014

Menaxhmenti i Universitet “Kadri Zeka” në Gjilan ka pritur në një takim drejtuesit e Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës.

Gjatë këtij takimi, Arben Dërmaku, u.d. rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka njoftuar mysafirët rreth të arriturave të Universitetit që nga themelimi e deri më tani.

Naser Mrasori, Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”, gjithashtu ka folur për aktivitetet dhe punën e Universitetit që ai drejton. Të dy rektorët thanë se kanë për synim ndërtimin e një baze të shëndoshë për zhvillimin dhe përparimin e Universiteteve.

Udhëheqësit e Universiteteve atij të Gjilanit “Kadri Zeka ” dhe atij të Pejës “Haxhi Zeka”,  pos tjerash  ranë dakord që në një të ardhmen të afërt të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mes të këtyre dy institucioneve.