Mësimdhënës nga Schwamendingeni i Zvicrës vizitojnë UKZ

26 Prill, 2019

Mësimdhënës nga  shkolla e nivelit fillor Leutschenbach,  më mësim tërë ditorë në Schwamendingen, Kanton i Cyrihut të Zvicrës, në të cilën mësojnë edhe nxënës shqiptarë,  kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”  në Gjilan, ku janë pritur nga Dekani i Fakultetit të Edukimit Januz Dervodeli  dhe stafi tjetër akademik.

Dekani Dërvodeli i ka njoftuar mysafirët rreth aktiviteteve mësimore, me ç’rast kanë vizituar sallat ku zhvillohet procesi mësimor në UKZ,  dhe kanë parë nga afër mënyrën e ligjërimit, derisa mësimdhënësit nga Schwamendingeni  janë shprehur të entuziazmuar me punën  e mësimdhënies tek ne që sipas tyre nuk dallon nga ajo në Zvicër.

Ndryshe mësimdhënësit nga  shkolla e nivelit fillor Leutschenbach në Schwamendingen, Kanton i Cyrihut të Zvicrës, Shqipe Isufi, Halit Kadriu, Alina Ringli, Luana Carbone, Martin Neff, Ursula Stanice, Daniel dhe Barbara Fritschi, kanë zhvilluar vizita edhe nëpër shkollat e komunës së Gjilanit, me qëllim të njohjes me mësimin që zhvillohet në Kosovë, sepse siç thonë ata nuk pajtohen me rezultatin e fundit të  PISA- s, dhe  për  këtë dëshirojnë t’ju prezantojnë perëndimorëve që edhe në Kosovë ka rregull dhe mësohet, respektivisht edukohet.