Mësimdhënësit e Universitetit “Kadri Zeka” po qëndrojnë në Universitetin Duisbourg-Essen të Gjermanisë

14 Nëntor, 2017

Në kuadër të aktiviteteve të projektit REBUS të programit ERASMUS+, mësimdhënësit e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, po prezentojnë rezultatet e tyre dhe të UKZ-së në punëtorinë e organizuar nga Universiteti Duisburg-Essen në Essen të Gjermanisë.  Ekipi i përbërë nga prof.asoc.dr. Xhevdet Thaqi në cilësinë e Koordinatorit të projektit  REBUS  për  UKZ, prof.ass.dr. Artan Dërmaku,  përgjegjës i WP2 të projektit REBUS për UKZ dhe ass.Phdc. Arbenita  Kosumi, po zhvillojnë aktivitetet e tyre në kuadër të këtij projekti së bashku me kolegët e tyre nga Universiteti i Sarajevës, Universiteti i Montenegros, Universiteti i Elbasanit, Universiteti Evropian i Tiranës,  Kolegji Universum i Prishtinës, Universiteti i Teknologjisë së Volgës dhe Universiteti i Teknologjisë Informatike të Siberisë.

Qëllimi i kësaj punëtorie është promovimi i shkathtësive të studentëve nga fusha e inxhinierisë kompjuterike për inovacione dhe ndërmarrësi.  Po punohet në definimin e Kompetencave të ndërmarrësi dhe zbatimi i tyre në studimet universitare të niveleve Baçelor dhe Master.

Universiteti “Kadri Zeka” do të promovojë këto studime me sukses në kuadër të programeve studimore të UKZ-së.

Vlen të  theksohet se janë ne përfundim procedurat e instalimit të një Kabineti të ri të Informatikës në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike  të UKZ-së, si donacion i programit Erasmus+ në kuadër të projektit REBUS.