MËSIMI ONLINE NË NUMRA

Qershor 3, 2020

Si pasojë e gjendjes së krijuar me pandeminë Covid-19, Universiteti “Kadri Zeka”, me datë 20.03.2020 filloi mësimin në distancë. Për të mundësuar zhvillimin e mësimit virtual UKZ ka përdor platformat SMU, Google Meet, Google Classroom dhe Moodle.

Për 10 javët e fundit të zhvillimit të mësimit virtual në UKZ janë mbajtur rreth 3,600 ligjërata virtuale me një mesatar prej 50 ligjëratave në ditë. Një ligjëratë virtuale ka zgjatur mesatarisht 47 minuta e ndjekur mesatarisht nga 29 student. Një mësimdhënës mesatarisht ka krijuar 4 ligjërata në javë.

Në të gjitha ligjëratat e krijuara virtualisht ka pasur më shumë se 100,000 kyçje me një mesatar prej rreth 1,500 kyçjesh në ditë.

Numri i përgjithshëm i stafit akademik që kanë përdorur mësimin virtual ka qenë 97, ndërsa numri i studentëve aktivë ka qenë 3,000 me një mesatare prej 93 respektivisht 1,400 pjesëmarrës në çdo javë. Së bashku mësimdhënësit dhe studentët kanë realizuar rreth 100,000 kyçje.

Gjatë mbajtjes së ligjëratave online është vërejtur një përdorim shumë i madh i emailit zyrtar të UKZ, me domain-in uni-gjilan.net. 84% e pjesëmarrësve, nga stafi akademik dhe studentët, në këto ligjërata kanë përdorur emailin zyrtar dhe 16% e tyre kanë përdorur email tjerë, jashtë domain-it të UKZ.

Rektori i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi ka thënë se mësimi virtual është edhe një tregues se ne nuk duhet të heqim dorë nga mësimi onlajn, pavarësisht ndalesave për virusin Covid 19, apo ndonjë arsyeje tjetër. Ne e bëmë një ngritje cilësore në arsimin tonë të lartë dhe tash nuk duhet të zmbrapsemi, por të gjejmë mënyra dhe moduse se ku mund e si mund ta përdorim mësimin onlajn edhe në të ardhmen.

Rektori ka falënderuar në radhë të parë studentët dhe Parlamentin Studentor të UKZ, të cilët u angazhuan me vullnet të madh në këtë proces, stafin akademik, dekanat e fakulteteve, të cilët nuk hezituan dhe nuk u zmbrapsën para sfidave të cilat impononte kalimi nga mësimi klasik në mësimin onlajn dhe nuk humbën pothuajse asnjë orë mësimi. Ai po ashtu ka falënderuar edhe administratën e UKZ e cila qëndroi gjithë kohën pranë studentëve dhe stafit akademik në këtë proces të rëndësishëm.

Ndryshe shifrat e paraqitura më lart dëshmojnë interesim dhe pjesëmarrje të jashtëzakonshme të stafit dhe studentëve në mësim virtual.

Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan bënë thirrje që të respektohen me përpikëri vendimet mbrojtëse nga pandemia COVID-19, të marra nga organet zyrtare, duke pasur kujdes të shtuar drejt mbrojtjes së shëndetit të vetvetes, familjes dhe shoqërisë.

Në vazhdim gjeni Raportin Statistikor të mësimit online, të përgaditur nga Zyra e IT-së së Universitetit:

Raport per mbajtjen e mesimit online ne Universitetin Publik Kadri Zeka – Gjilan