Metodologjia e AKA-së për Monitorim dhe Procedura pas Akredituese

13 Maj, 2022

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka aprovuar Metodologjinë e monitorimit dhe procedurat pasakredituese.

Monitorimi është proces formal i kryer nga AKA përmes së cilit vlerësohet se institucioni i arsimit të lartë mirëmban dhe vazhdon të plotësojë, rekomandimet e vlerësuesve të jashtëm dhe kushtet e dhëna të akreditimit si dhe zbaton standardet e Manualit të Akreditimit.

Ndërsa “Procedura pasakredituese” është proces i cili kufizohen në verifikimin e kushteve të akreditimit dhe konfirmimin e shkallës së përmbushjes së rekomandimeve nga AKA dhe zotimeve nga IAL dhe jo në rivlerësimin e standardeve të Manualit të Akreditimit.

Gjeni të bashkangjitur metodologjinë e AKA-së për Monitorim dhe Procedura pas Akredituese: AKA-Metodologjia-e-monitorimit-dhe-procedurave-pasakredituese