Ministri i Arsimit takoi rektorët e universiteteve publike

10 Qershor, 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur të mërkurën në takim rektorët e universiteteve publike, me të cilët ka biseduar për përfundimin e vitit akademik 2019/20 dhe përgatitjet për fillimin e vitit  akademik 2020/21. Në takim u bisedua edhe për sfidat që kanë hasur universitetet në këtë kohë si pasojë e rrethanave të krijuara nga pandemia e shkaktuar me Covid-19.

Rektorët e uruan ministrin për detyrën e re si dhe ofruan bashkëpunim  në të mirë të rritjes së cilësisë në arsimin e lartë. Në anën tjetër ministri Likaj, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të ngushtë në këtë drejtim.