Ministri i MASHT-it qëndroi në UKZ

5 Qershor, 2017

Ministri  i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në një bashkëbisedim me stafin akademik të Universitetit “Kadri Zeka”, ka theksuar se UKZ është  model për universitetet tjera  në republikën e Kosovës.

Ministri Arsim Bajrami gjatë qëndrimit në UKZ, fillimisht është pritur nga Rektori Bajram Kosumi për të vazhduar më pas në takim me stafin akademik të Universitetit “Kadri Zeka” për të bashkëbiseduar rreth“Cilësisë në Mësimdhënie në Republikën e Kosovës”.

Me këtë rast  Rektori Bajram Kosumi tha se, sistemi arsimor në Kosovë sado i mirë që është, prapë se prapë nuk është mjaftueshëm i konkurueshëm me vendet e Bashkimit Evropian. Ai tha se duhet të krijojmë cilësi edhe më shumë sepse cilësia është mjet kryesor për zhvillim të qëndrueshëm dhe faktor i rëndësishëm i promovimit institucional.

Ndërsa Ministri Arsim Bajrami duke folur rreth “Cilësisë në Mësimdhënie në Republikën e Kosovës” ka thënë se në Universitetin “Kadri  Zeka” ndihet mjaft mirë sepse ky institucion ka një mision, ku të rinjve u jepet një arsim i avancuar në mënyrë që  ëndrrën që të bëhen liderë të së ardhmes, ta realizojnë pikërisht në këtu.

Ministri i MASHT-së Arsim Bajrami tha se UKZ është  model për universitetet tjera në republikën e Kosovës.

Ai tha se tani asnjë prioritet më të madh nuk ka, se sa Republika e Kosovës si shtet i ri, shtet në zhvillim, të krijojë një arsimi të lartë cilësor.

Krijimi i arsimit të Lartë cilësor, zhvillimi i universiteteve të fuqishme,  janë gjenerator të zhvillimit ekonomik, ka thënë Ministri Bajrami.

Ndërkohë, rektori Bajram Kosumi, Ministrit Arsim Bajrami, i ka ndarë  mirënjohje për kontributin e dhëne në zhvillimin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan  .

rektori m f