Mirënjohja për kontributin akademik do të mbetet burim reference për brezat e ardhshëm

22 Mars, 2018

Me rastin e 5 vjetorit të themelimit të Universitetit Publik  “KADRI ZEKA” në Gjilan, Rektori Bajram Kosumi, për kontributin akademik dhënë Fakultetit Juridik, ndau  mirënjohje për  Prof. Asoc. Dr. Fejzulla Berisha.

Profesor Berisha  çmon lartë marrjen e mirënjohjes. “Kontributi Akademik është edhe më i madh kur vlerësohesh dhe nderohesh. Gjithë bagazhi im dhe vlerat do të mbeten burim  reference për brezat e ardhshëm, këto vlera do tua kthejmë studentëve tanë”, ka thënë profesori Fejzulla Berisha.