Mundësi aplikimi për projektet Erasmus+

12 Janar, 2022

I nderuar personel akademik dhe administrativ,

Siç e dini thirrja e Erasmus+ për projekte të reja CBHE është e hapur deri në muajin e ardhshëm kur edhe mbyllet afati për aplikim.

Për momentin janë dy Koncept Dokumente për projekte të reja që mund të bëhen si projekte nëse Ju mund ti zhvilloni si të tilla dhe menaxhmenti i UKZ-së ju inkurajon ta bëni një gjë të tillë.

Të njëjtat Koncept Dokumente janë shpërndarë tek Ju (personeli akademik dhe administrativ) me qëllim të informimit dhe kërkimit nga ana e juaj që të bëni projekte.

Në ndërkohë Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar ka përgatitur të gjithë dokumentet administrative me të cilat do të mbështet të gjithë personelin që do të aplikojë për projekte.

UKZ inkurajon satafin akademik dhe administrativ që të bëjnë projekte dhe të aplikojnë, sepse kjo është njëra prej rrugëve të zhvillimit dhe ndërkombëtarizimit të universitetit.

Suksese të gjithëve!