Mundësi praktike/punë – IAS GROUP – Gjilan!

31 Janar, 2023

Të nderuar studentë,

Në kuadër të  marrëveshjes që ka UKZ  me Bizneset, jemi dakorduar që   të nisim fillimin e angazhimit të  studentëve  në  punë praktike në Kompaninë e njohur IAS GROUP – Gjilan, kompani  e cila është dristributor excluziv e shumë brendeve botërore te orëve dhe syzeve.

IAS GROUP Gjilan, kërkon të punësojë 3 praktikantë/e në pozitën “Teknik Kontabiliteti”  me mundësi kontrate të rregullt.

Studentët të cilët shprehin gatishmëri për punë praktike, duhet të dërgojnë një Cv dhe letër motivuese ne mailin: [email protected]

Lulzim Rashiti – Koordinator për praktika ne biznese dhe  institucione.

Afati i paraqitjes së  dokumenteve të kërkuara  është nga data 30.01.2023 deri 03.02.2023.

Përparësi në konkurs do të kenë studentët e vitit të   III-të.