Mundësi studimi 2+2 nga University of Northern Iowa SHBA

18 Maj, 2021

Konsullata e Republikës së Kosovës në Iowa dhe Universiteti i Iowa-së Veriore (University of Northern Iowa – UNI) në SHBA, ka kënaqësinë të ju përcjellim ofertën e tyre të fundit për programin 2+2 nga ky universitet.

Universiteti i Iowa Veriore (UNI) është njëri nga tri universitetet shtetërore në Shtetin e Iowa-së. Është një universitet plotësisht i akredituar që mbulon mbi 90 drejtime të ndryshme. Pjesë e programeve të tyre janë edhe studentët nga 64 vende të ndryshme të botës duke përfshirë edhe tre studentë nga Kosova.

UNI nëpërmjet Konsullatës së Kosovës, ofron bashkëpunim në programin e tyre 2+2 me universitetet në Kosovë. Ky bashkëpunim nënkupton se ka mundësi që të arrihet marrëveshje që studentët e regjistruar në njërin nga universitetet apo kolegjet e Republikës Kosovës, të cilët duhet t’i kenë të përfunduara dy vite të studimeve mund të transferohen në universitetin UNI në Iowa për të studiuar edhe dy vite tjera për të fituar diplomën bachelor nga dy universitetet. – Organizimi i këtij programi është të pranoj studentë ndërkombëtarë të cilët nuk mund të përballojnë koston e jetesës dhe studimit në SH.B.A. për katër vite.

Konsullata e vendit tonë e cilëson si mundësie unike për studentët nga Kosova për tu bëre pjesë e këtij universiteti në Iowa.

Për me shume informata, ju lutem gjeni të bashkangjitur letrën e drejtuar nga UNI tek misionet tona në SH.B.A.

Gjithashtu, ju lutemi mos hezitoni të  kontaktoni për çdo pyetje tuajën përmes emailit: [email protected]

UNI description doc