Mundësi trajnimi dhe punësimi për studentët e UKZ nga BPB

21 Shkurt, 2022

Të dashur studentë,

Banka për Biznes, do të prezantojë programin BPB Junior për studentë të Universitetit  të vitit të fundit apo sapo të diplomuar. Programi ofron mundësi të angazhimit të të rinjve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës të specializuar në fusha të ndryshme të industrisë, për periudhë 3-4 muaj. Ky Program do të zhvillohet në BPB HR Academy në Prishtinë, një mjedis inovativ i cili to të mbështes zhvillimin e studenteve me hulumtimet, teoritë dhe praktikat më të fundit.

Gjatë gjithë kohës në program, studentët do të kalojnë në një seri të moduleve të trajnimit, të cilat përqendrohen në aftësi të buta dhe profesionale që do të ndihmojnë të zhvillohen si punonjës të BPB-së dhe të krijojnë një rrjet të madh të kolegëve, dhe më pas mundësi punësimi në bankën BPB.

BPB mirëpret në mënyrë aktive aplikantë me kualifikime të ndryshme, prandaj nëse jeni duke studiuar ekonomi, financë, teknologji informative, analizë të të dhënave, matematikë financiare, juridik, etj. BPB është shumë e interesuar për komunikim me studentët.

Aftësia për të punuar në një mjedis me ritëm të shpejtë, por gjithsesi për të propozuar zgjidhje të menduara për problemet është thelbësore.

BPB po kërkon njerëz që i shohin sfidat si mundësi dhe kanë dëshirë të rriten dhe të zhvillohen.

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikimin online në link: https://www.bpbbank.com/karriera/jobs/bpb-junior-2/

Për çdo gjë shtesë, ju lutem mos hezito të kontaktoni:  [email protected]