Naim Mustafa  është zgjedhur  prorektor për Buxhet dhe Financa në Universitetin “Kadri Zeka”

10 Qershor, 2016

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,  në mbledhjen e mbajtur më 10.06.2016 pas propozimit  të  Rektorit, ka zgjedhur  prorektorin për Buxhet dhe Financa Prof. Ass. Dr. Naim Mustafa.

Prorektori  Naim Mustafa  është Doktor i shkencave ekonomike. Ai  është profesor i rregullt i lëndëve nga fusha e Menaxhmentit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit  “Kadri  Zeka” në Gjilan.

Me këtë vendim të Këshillit Drejtues është kompletuar menaxhmenti i Universitetit, që udhëhiqet nga Rektori, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.