Ndjenjë e veçantë kur vlerësohet lartë kontributi akademik

“Në jetë ka momente të rralla si ky. Kjo është një ndjenjë e veçantë kur vlerësohet lartë mundi im nga  kolegët e punës, studentët dhe udhëheqësi i Universitetit. Pranimin e Mirënjohjes për kontribut akademik e kuptoj si evidentim të përpjekjeve të mija të sinqerta për të kontribuar në fushën e mësimdhënies”, kështu është shprehur Profesori Basri Ahmedi. Ai falënderon të gjithë ata që  bënë që ai të marrë Mirënjohje e cila  sipas tij, “do ta nxis edhe më tutje që të mbajë lartë ndjenjën e përgjegjësisë në punën  e mëtutjeshme akademike”, kështu ka thënë Prof. Ass. Dr. Basri Ahmedi të cilit  në 5 vjetorin e themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”Rektori Bajram Kosumi i ndau mirënjohje për kontribut akademik në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.