Në Esen të Gjermanisë po mbahet trajnimi për projektin EVIVA

2 Mars, 2020

Në organizim të  Komisionit Evropian dhe Seksionit të programit ERASMUS+, në  Essen të Gjermanisë, po mbahet trajnimi mbi zhvillimin e metodologjisë së shërbimeve të bazuara në kompetenca, në kuadër të projektit EVIVA-Erasmus+.

Në ketë organizim po marrin pjesë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”,  Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektori për bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka dhe Asistenti Selim Daku.

Projekti EVIVA ka të bëjë me metodat e reja të të mësuarit në Institucionet e Arsimit të Lartë me qëllim të ngritjes së kompetencave dhe njohurive për edukim sa më cilësor.

Objektivat specifike të projektit EVIVA janë:

Nxitja qasjeve e bashkëpunimit midis akademisë dhe përfaqësuesve të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar;

Mbështetja e praktikës profesionale tek studentët Kosovar;

Zhvillimi dhe rafinimi i sistemeve gjithëpërfshirëse të vlerësimit të bazuar në TIK;

Pasurimi i sistemeve ekzistuese të vërtetimit dhe certifikimit;

Krijimi dhe aplikimi i një programi të pasur të zhvillimit dhe vlerësimit të kompetencave për të lidhura me shërbimin;

Aplikimi i sistemit të vlerësimit dhe evidencimit të aftësive profesionale.

Ky është një projekt i financuar nga BE /Erasmus + me 16 partnerë, për një kohëzgjatje prej tre vjetësh.

Partneriteti përbëhet nga universitete nga BE dhe Ballkani Perëndimor si: Unternehmensberatung GmbH (Austria), Blended learning institutions’ cooperative / blinc eG (Germany),  Universiteti i Duisburg Essen / UDE (Gjermani), Universiteti Nova de Lisboa (Portugali),  Universiteti i Malit të Zi,  Universiteti i Donja Gorica, Universiteti Evropian i Tiranës, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,  Ss. Universiteti i Kirilit dhe Metodit, Universiteti Nënë Tereza, Universiteti i Sarajevës, Shkolla e Shkencës dhe Teknologjisë në Sarajevë (SSST),  Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan, Kolegji Universum, Universiteti i Nishit dhe Universiteti i Novi Sadit.