Në Gjilan pritet të nis së shpejti ndërtimi i kampusit universitar

27 Prill, 2015

 U.D. rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Naim Syla,  është pritur në një takim nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. U.D.  rektori Naim Syla dhe kryetari Lutfi Haziri, kanë diskutuar për bashkëpunimin, koordinimin dhe rolin e Komunës së Gjilanit në përmirësimin e infrastrukturës në përgjithësi, drejtimet dhe kushtet e studimeve. Po ashtu, në këtë takim kryesisht është folur për kampusin universitar, i cili do të nis së ndërtuari së shpejti, në vendin ku aktualisht është FSK-ja.

U.D. rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Naim Syla, ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e dhënë si dhe për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm që të kemi një universitet cilësor në Gjilan. Nga ana e tij,  kryetari Haziri ka thënë se kampusi universitar do të realizohet në bashkëpunim me rektoratin dhe me qeverinë, i cili do të ofrojë mundësi shumë më të mira për studime sa më cilësore me kushte shumë më të favorshme për studentët.