Në Konferencën Ndërkombëtare mbajtur në Korçë punimet shkencore i prezantuan dy profesor të Universitetit “Kadri Zeka”

Nëntor 6, 2017

Në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë, më 3 Nëntor,  është organizuar Konferenca Ndërkombëtare me temën “Interregional developments in geographical, historical, social, economical and cultural focus”,në bashkëpunim me 15 universitete, ndër to  edhe Universiteti “Kadri Zeka”  ne Gjilan. Në konferencë punimet e tyre shkencore i  prezantuan mbi 150 studiues nga shumë universitete.

Organizimi i Konferencës Ndërkombëtare ishte i nivelit të lartë akademik e shkencor. Në tubimin kryesor, konferencën e përshëndeti  Rektori  i Universitetit “Fan S. Noli” Prof. Dr. Ali Jashari, i cili njëherësh  ju dëshiroi suksese pjesëmarrësve në punët e konferencës në prezantimet e punimeve në sesione. Në emër të Rektorit të Universitetit  “KadriZeka” Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, konferencën e përshëndeti Dekani Fakultetit Juridik Prof. Ass. Dr. Sadik Haxhiu.

Në pjesën e dytë të konferencës pjesëmarrësit u ndan në sesione për t`i prezantuar punimet e tyre.  Prof. Ass. Dr.Refik Kryeziu ishte moderator në sesionin e III të konferencës dhe njëherësh prezantoi punimin e tij shkencor me temën: “MINERAR ASSETS AS STRATEGIC FACTOR REUNIFICACION NACIONAL RESEARCH AND ECONOMIC DEVELOPMENT”, që zgjoi interesim të madh tek studiuesit e pranishëm.

Pas prezantimit të punimit shkencor nga Prof. Ass. Dr. Sadik Haxhiu me temën: “REPRESENTACION OF MINORITIES IN STATE INSTITUCIONS – WITH EMPHASIS INSOUTH – EASTERN EUROPE”, të pranishmit bënë disa pyetje si dhe pati debate rreth problematikës që trajtoi Prof Haxhiu.

Përshtypjet e profesorëve të Universitetit “Kadri Zeka”  ishin shumë të mira. Përveç organizimit që ishte  i nivelit të lartë akademik dhe shkencor, por edhe rreth prezantimit të punimeve të studiuesve të konferencës.