Në kuadër të projektit ResearchCult është mbajtur punëtori për hulumtimin shkencor

29 Nëntor, 2022

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe Prof. Ass. Dr. Nexhat Shkodra po përfaqësojmë Universitetin Publik “Kadri Zeka” në punëtorinë që ka të bëjë me hulumtimin shkencor e cila po mbahet në Universitetin e Sapinezas në Romë të Italisë.

Në këtë punëtori nga përfaqësuesit e UKZ-së, është prezantuar puna që është bërë në UKZ sa i përket hulumtimit shkencor, rregulloret e aprovuara që kanë të bëjnë me hulumtimin shkencor, draftimi i Strategjisë për Hulumtim Shkencor, emërimi i koordinatores për hulumtim shkencor në UKZ, renovimi i sallës për hulumtim shkencor dhe shumë punë të tjera që kanë të bëjnë me hulumtimin shkencor brenda në Universitet.

Vlen të theksohet se projekti Erasmus+ ResearchCult ka mbështetur UKZ në shumë aspekte sa i përket hulumtimit shkencor, duke përfshirë edhe qasjen ne EBSCO dhe në softwetin antiplagjiaturë, ku personeli jonë në baza ditore shfrytëzon këto qasje.

Projektit ResearchCult koordinohet nga Kolegji IBCM.