Në kuadër të vizitës së studentëve të Universitetit ZUG është mbajt punëtoria për “Përdorimin dhe integrimin e mediave dixhitale”

9 Tetor, 2019

Në Universitetin ‘’’Kadri Zeka’ në Gjilan po vazhdon vizita studimore e studentëve të Universitetit ZUG të Fakultetit të Edukimit.

Sot është mbajtur punëtoria për “Përdorimin dhe integrimin e mediave dixhitale”, në udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu, punëtori kjo që ka zgjuar mjaft interesim tek studentët zviceran.

Në ndërkohë  studentët e UKZ-së dhe ata të ZUG, gjatë ditës së sotme kanë pasur edhe vizita në dy shkolla fillore të komunës sonë, si: Shkollën Fillore “Abaz Ajeti”dhe “Rexhep Elmazi” ku kanë marrur pjesë gjatë procesit të mbajtjes së mësimit, derisa kanë përcjellë procesin mësimor, organizimin e orës dhe metodat e mësimdhënies dhe mësim nxënies.