Në kuadër të vizitës studimore në ZUG janë mbajtur dy punëtori

19 Dhjetor, 2019

Gjatë vizitës së tyre studimore që studentët e  UKZ-së po qëndrojnë në Universitetin ZUG të Zvicrës, sot kanë mbajtur dy punëtori.

Punëtori e parë është mbajtur për robotikën, ndërsa është organizuar nga Universiteti ZUG

Studentët gjatë punëtorisë kanë pasur rastin që nga profesorët e Universitetit ZUG të mësoj, praktikojnë një varg veglash e aparaturash të reja inovative me të cilat kanë arritur të punojnë një aparat robotik, që vepron në bazë të direktivave të njeriut.

Kjo përvojë për studentët tanë ka qenë jashtëzakonisht impresionuese, derisa kanë shprehur  interesimet e tyre rreth kësaj eksperience të re për ta.

Ndërsa në punëtorinë e dytë rreth migracionit, fillimisht një prezantim  të shtetit zviceran për këtë temë e ka bërë Marcus Buzberger profesor i Universitetit ZUG, po ashtu një prezantim rreth perspektivës së migracionit në Kosovë e ka bërë Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka dhe zyrtarja për Marrëdhënie me Jashtë në UKZ Luljete Berisha.

Pas prezantimit studentët kosovar dhe ata zviceran janë ndarë në grupe punuese, ku kanë dhënë shembuj të tyre rreth migrimit.